Krasniqi pas mbylljes së sezonit në Ligën e Kombeve: jo çdo betejë fitohet, por për Kosovën luftohet me zemër
Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka falënderuar tifozët pas mbylljes së sezonit të Kosovës në Ligën e Kombeve, duke theksuar se jo çdo betejë fitohet, por çdo betejë për Kosovën luftohet me zemër.
Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ka reaguar pas mbylljes së sezonit në Ligën e Kombeve, siç njofton Telegrafi.
Përmes një postimi, Krasniqi ka theksuar se jo çdo betejë përfundon me fitore, por përfaqësimi i Kosovës mbetet një përgjegjësi që kërkon përkushtim dhe luftë me zemër.
“Jo çdo betejë fitohet… por çdo betejë për Kosovën luftohet me zemër. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar mbrojtësi kosovar.
Ky reagim vjen pas barazimit në shtëpi me Izraelin (0-0) dhe humbjes me Irlandën (3-0), me të cilat Kosova e mbylli sezonin në Ligën e Kombeve.
Mesazhi i tij vjen si një falënderim për përkrahjen e marrë, ndërsa Krasniqi ka shprehur edhe një herë lidhjen dhe përkushtimin e tij ndaj fanellës së Kosovës. Ai ishte një nga lojtarët e vetëm që i zhvilloi të gjitha ndeshjet e plota me Kosovën në Ligën e Kombeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.