☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.48 ▲0.21%
ARI 4,846 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,079 ▲ +1.49% ETH $2,359 ▲ +1.72% XRP $1.4087 ▲ +3.83% SOL $85.4800 ▲ +2.94%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, prokuroria: 5 vjet burg për dy mjekët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba.

Organi i akuzës gjithashtu kërkon dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare.

Gjykata e Tiranës hapi në Tetor të vitit 2015 procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë në një lindje me operacion. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast.

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25- vjeçares Haka ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.

AKUZA NDAJ MJEKEVE

Nga tavolina e përfaqësuesit të organit të akuzës, prokurori Erjon Imeraj rindërtoi ecurinë shëndetësore të 25- vjeçares Dorjana Haka nga ditët e fundit të shtatzënisë deri në ditën kur ajo ndërroi jetë.

Duke iu referuar një aktekspertimi të kryer nga një grup mjekësh i Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurori tha se e ndjera Dorjana Haka nuk u është nënshtruar analizave paraprake të nevojshme para se të hynte në operacionin e lindjes.

Më tej, referuar hetimit, prokurori tha se nuk kishte pasur rekomandim për kryerjen e analizave, nuk kishte pasur konsultë anestezike paraprake dhe se në rastin e Dorjana Hakës nuk janë zbatuar procedurat e shtrimit. I pamjaftueshëm u konsiderua nga Prokuroria edhe kontrolli mjekësor pas operacionit të 25-vjeçares. Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka ditën e dytë pas operacionit ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit.

Bazuar në të dhënat e përshkruara në kartelën klinike të repartit Obsetrik-Gjinekologjik të Spitalit “Koço Gliozheni” dhe të klinikës së Neurologjisë të Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pohoi prokurori, rezulton se shkaku i vdekjes së shtetases Dorjana Haka me mundësitë më të mëdha duhet të ketë qenë arresti kardiak, ndalimi i punës së zemrës.

“Nga sa u parashtrua, rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementet e veprës penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm’, pasi sipas akt-ekspertimit dhe deklarimeve të marra, nuk kanë marrë masat e nevojshme para dhe pas operatore për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka, e cila më pas ka gjetur vdekjen”, thuhej në kërkesën për gjykim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.