Kronika
Vdekja e nënës dhe foshnjës, lirohen dy mjekët
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka. Togat e zeza kanë dhënë masën “detyrim paraqitje” për të, ndërsa janë paraqitur në seancë të veshur me uniformën e mjekut.
Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në rastin e 35-vjecares Aida Çajka që humbi jetën në muajin e 9-të të shtatzënisë, si dhe foshnjën e saj.
Në dosjen e prokurorëve thuhet se mjekët kanë gabuar në mjekimin e nënës që ishte paraqitur në gjendje të rëndë në maternitet. Sipas akuzës pacientja nuk është trajtuar në maternitet, por është lëvizur në tre spitale të ndryshme në gjendje të rëndë.