Veliaj prezanton aplikacionin “Tirana ime”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi sot aplikacionin “Tirana ime” , ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë problematika të ndryshme të tyre, përmes telefonit të tyre.
Veliaj gjatë prezantimit të këtij aplikacioni vuri në dukje rëndësinë e këtij aplikacioni, i cili sipas tij vepron në kohë reale.
“Një qytet inteligjent e bën mënyra sesi funksion në marrëdhëniët me njerëzit, ku teknologjia nuk është qëllim në vetvete por mënyrë komunikimi efikase. Me 1 milion banorë që ka Tirana e kemi të pamundur t’i përgjigjemi në kohë reale, ndaj ky aplikacion vjen në ndihmë të çdo qytetari, për të qënë më të vëmendshëm ndaj problematikave të kujdo dhe për t’I zgjidhur problematikave më emergjente”.
Po ashtu, ai shpjegoi se ky aplikacion ka kategori të ndryshme, që lidhen jo vetëm me raportime, por edhe për të parë zonat turistike të ndryshme të Tiranës, për trafikun etj.
“Këtë aplikacion qytetarët kanë mundësinë që ta shkarkojnë që sot , që të bëhen pjesë e çdo lloj raportimi, që ka lidhje me shqetesimet e qytetarëve të Tiranës. Kategoritë janë nga më të ndryshme, në varësi të aspektit të prekur. Sot, nëpërmjet këtij aplikaconi, kemi potencial që çdokush të jetë kryetar i Tiranës, në mundësinë e raportimit që ai ka. Po ashtu, ne mund të informohemi për trafikun në tiranë në zona të ndryshme etj”
Kryetari Veliaj bëri me dije që nga ky muaj do të certifikohen edhe administratorët e pallateve, ku do të mund të vendosin kontakte me bashkinë për të raportuar problematika të ndryshme.
‘Në pamundësi për të bërë të gjitha gjërat, ne do të bëjmë aq sa mundemi. Por është shumë e rëndësishme të dimë se se në varësi të raportimit të qytetarëve ne do zgjidhim shumë gjëra bashkë. Ky është vetëm një mjet, për të kërkuar llogari, për tu bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve’, përfundoi ai.