🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 97.30 ▲1.51%
ARI 4,707 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $78,396 ▲ +0.03% ETH $2,331 ▼ -1.51% XRP $1.4435 ▲ +1.19% SOL $86.2400 ▼ -0.2%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.30 ▲1.51 % ARI 4,707 ▼0.36 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.30 ▲1.51 % ARI 4,707 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj: Tjetër shesh për festime në Tiranë

Krahas shesheve qendrore të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës kthen një tjetër hapësirë publike në një ambient festiv të përshtatshëm për të gjitha moshat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte paraditen e sotme në parkun përballë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku ndoqi aktivitetet e shumta të organizuara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

“Më vjen mirë që fryma e festave po shpërndahen në çdo lagje të Tiranës. Përveç sheshit ‘Skënderbej’ dhe sheshit ‘Nënë Tereza’, edhe ky shesh është kthyer sot në një hapësirë fantastike për komunitetin. Kjo do të thotë se kur bashkia do, bashkia mundet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pavarësisht kushteve modeste ku ndodhet institucioni që ai drejton, në 100 ditë Bashkia e Tiranës ka treguar se kur ka dëshirë për t’i bërë gjërat, ato realizohen.

“Agjencia e Parqeve dhe Njësia Administrative nr. 5 nuk kanë pasur shumë financa, por duke mbledhur komunitetin, artizanët, ata që prodhojnë produkte lokale, ekipet e federatës së kuajve, bandën frymore të qytetit, kanë mundur që të sjellin gjallëri në qytet”, tha Veliaj.

Sipas tij, kjo tregon se Tirana është një komunitet dhe si i tillë kujdeset që qyteti të ruhet, të zbukurohet, të mos vandalizohet, të mos shkatërrohet dhe të gjithë ta shijojnë e të festojnë.

Veliaj nënvizoi se këtë vit Tirana është padyshim epiqendra e festimeve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë.

“Më vjen mirë që edhe emigrantët që po kthehen nga pushimet shikojnë një atmosferë realisht europiane në Tiranë. Dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve: ‘Gëzuar festat!’. Është një mundësi fantastike për të qenë bashkë, mundësi fantastike për të konsumuar produkte lokale, një mundësi fantastike për të menduar plane të reja dhe të bukura për vitin që na pret”, përfundoi Veliaj.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, tha:

“Jemi në një epokë të vështirë ku njëra palë prish qetësinë dhe propozon protestë, ndërsa ne propozojmë festë dhe barazi. Në këtë rast, është bërë një përpjekje maksimale me njësinë nr. 5, pothuajse pa asnjë shpenzim nga buxheti i bashkisë. Kjo vërteton që me vullnet dhe pasion, gjërat bëhen”, tha Gonxhe. Administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kile, falenderoi të gjithë mbështetësit e aktivitetit për kontributin dhe ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre festimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.