🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.54 ▲1.51%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,639 ▼ -3.26% ETH $2,223 ▼ -4.36% XRP $1.2568 ▼ -2.9% SOL $96.9200 ▼ -3.44%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor”/ Klima e investimeve. DASH nxjerr raportin për Shqipërinë: Vështirë për të bërë biznes

Raporti thekson se të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri.

“Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të tjetërsuar pronësinë e tokës. Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i papërshtatshëm. Sidoqoftë, parlamenti miratoi një ligj mbi regjistrimin e kërkesave të pronës në 16 Prill, i cili do të sigurojë një lehtësim për mbajtësit e titullit”, citon raporti.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2019 të Transparency International e renditi Shqipërinë në vendin e 106-të nga 180 vende, një rënie prej shtatë vendeve nga 2018. Si pasojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ra gjithashtu 19 pikë në studimin e Bankës Botërore “Bërja e Biznesit 2020”, duke u renditur në vendin e 82-të nga i 63-të në 2019.

“Megjithëse ky ndryshim mund t’i atribuohet pjesërisht zbatimit të një metodologjie të re, vendi vazhdon të ketë rezultate të dobëta në fushat e dhënies së lejeve të ndërtimit, pagimi i taksave, zbatimi i kontratave, regjistrimi i pronës, marrja e energjisë elektrike dhe mbrojtja e investitorëve të pakicave”, thuhet në raport.

Më tej në raport thuhet se: “Për të adresuar korrupsionin endemik, Qeveria e Shqipërisë miratoi ndryshime kushtetuese gjithëpërfshirëse për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në 2016. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë shkarkuar për pasuri të pasqaruar ose lidhje të krimit të organizuar. BE pret që Shqipëria të tregojë përparim në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Zbatimi i reformës gjyqësore është në vazhdim, dhe përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend“.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.