Butrinti në shifra: Mbi 257 mijë vizitorë nga janari në shtator
Parku Kombëtar i Butrintit ka publikuar shifrat e vizitorëve dhe të ardhurave sa i takon periudhës nga janari në shtator të këtij viti.
Për këtë periudhë qyteti antik është vizituar nga 257 134 persona, ku nuk është përfshirë kategoria e hyrjeve pa pagesë për delegacionet zyrtare dhe përfaqësuesit e ICOMOS.
50 479 bileta janë shitur online, ndërkohë që numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë të huajt me 181 251 persona. Vizitorë shqiptarë në Butrint kanë qenë 25 404 persona. Pjesa më e madhe e vizitave është kryer nga individë (136 799 vetë), grupet renditen të dytët me 86 231 persona dhe në vend të tretë fëmijët deri në 12 vjeç të cilët llogariten të kenë qenë 15 350. Kategoria e fëmijëve deri në 12 vjeç përfiton hyrjen falas ndërsa për moshat 12-18 si dhe për pensionistët, invalidët etj, Parku Kombëtar i Butrintit aplikon ulje 50% në çmimin e biletës.
Gjithashtu e diela e fundit e çdo muaji, ofron hyrjen falas nga e cila kanë përfituar 2811 persona në periudhën janar-shtator.
Të ardhurat nga shitja e biletave kanë arritur në më shumë se 212 milionë lekë. PKB bën të ditur se, të ardhurat nga çdo biletë, investohen në mirëmbajtjen, konservimin dhe menaxhimin e integruar të parkut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.