☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.61 ▲3.88%
ARI 4,121 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,029 ▼ -0.44% ETH $1,927 ▼ -0.4% XRP $1.1388 ▲ +0.25% SOL $77.5900 ▼ -1.02%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.61 ▲3.88 % ARI 4,121 ▲1.1 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.61 ▲3.88 % ARI 4,121 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Kosova

Veriorët kërcënojnë sërish EULEX-in

Kryesuesit e Kuvendeve të katër komunave veriore të vendit, janë dakorduar të martën pasdite për një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet më 29 gusht në Zveçan, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

eulex

Sipas këtyre burimeve, në këtë seancë do të diskutohet mes tjerash aktualiteti politik dhe çështja e sigurisë në veri, me theks raportet e fundit mes popullatës së këtushme dhe EULEX-it.

“Duam që njëherë e përgjithmonë të ndërpriten arrestimet e serbëve nga ana e EULEX-it, si dhe të lirohen të gjithë serbët e pafajshëm që ndodhen aktualisht nëpër burgje. Në të kundërtën ne do të ndërpresim çdo bashkëpunim me këtë mision”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, këshilltarët shqiptarë të Kuvendeve Komunale të veriut të Mitrovicës, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, kanë paralajmëruar bojkotim të kësaj seance, duke konsideruar si provokim të hapur ndaj tyre një seancë të tillë.

Emir Azemi, zëvendës kryesues për komunitete në Kuvendin Komunal të Veriut të Mitrovicës, ka konfirmuar për Kosovapress se është në dijeni për organizimin e një seance të tillë, edhe pse nuk ka marrë akoma ftesë zyrtare.

Sipas tij, seanca e jashtëzakonshme e thirrur në Zveqan nga katër kryesuesit eKuvendeveKomunale të veriut, për asamblistët shqiptarë të këtyre komunave do të thotë provokim politik dhe është në kundërshtim me mandatin e tyre si kuvendarë lokalë

“Ne përveç se do ta bojkotojmë këtë seancë,i bëjmë të qartë përfaqësuesve politikë serbë se koha e ideve radikale dhe e anarkisë është e kaluar, dhe kërkojmë nga ta respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, si dhe misioneverelevante ndërkombëtare që janë duke dhënë kontribut në vënien e ligjit dhe drejtësisë në vend, sidomos në veriun e Republikës sonë”, ka thënë Azemi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.