☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,574 ▲0.43%
DOW 51,722 ▼0.5%
NASDAQ 25,401 ▲0.94%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,939 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,704 ▲ +0.76% ETH $2,296 ▲ +1.76% XRP $1.2835 ▲ +3.16% SOL $93.3200 ▲ +0.72%
S&P 500 7,574 ▲0.43 % DOW 51,722 ▼0.5 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,939 ▼0.78 % S&P 500 7,574 ▲0.43 % DOW 51,722 ▼0.5 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,939 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pasi mazhoranca e PS votoi me 84 vota projektligjin për formulën e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nxjerrë sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, duke i hapur rrugë hyrjes së tij të menjëhershme në fuqi.

Më herët, Kreu i Shtetit kishte dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit, pas kërkesës së Kuvendit, i cili e kishte argumentuar urgjencën me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas argumentimit të Kuvendit, shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese kishte bërë që pagesat për gjyqtarët dhe prokurorët të mos mund të kryheshin që prej 1 gushtit 2026.

Pa hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja ligjore, Thesari i Shtetit nuk mund të procedonte me çlirimin e pagave për magjistratët.

Qëllimi i ligjit të ri është zhbllokimi i pagesave për gjyqtarët dhe prokurorët, përfshirë pagat e prapambetura nga 1 gushti 2026 dhe pagesat në vijim.

Sipas argumentimit zyrtar, hyrja në fuqi e ligjit përmes procedurës së zakonshme do ta vononte procesin me rreth 15 deri në 35 ditë. Për këtë arsye, Presidenti dha pëlqimin për hyrjen e tij të menjëhershme në fuqi.

Në qëndrimin e tij, Presidenti thekson se argumentet dhe kundërargumentet kushtetuese që lidhen me masën e pagave mund të diskutohen edhe në instanca të tjera kompetente. Megjithatë, sipas tij, zhbllokimi ligjor i pagesave mund të bëhet vetëm përmes hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Presidenti e konsideron vendimin për hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit si një masë që i përgjigjet një nevoje urgjente dhe që lidhet drejtpërdrejt me parimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Sipas Presidencës, garantimi i standardit të jetesës dhe qëndrueshmërisë së të ardhurave për gjyqtarët dhe prokurorët është pjesë e rëndësishme e garantimit të pavarësisë së magjistratëve.

Me dekretimin e ligjit, pritet të vijojë procedura për zhbllokimin e pagave të magjistratëve, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 1 gushtit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.