☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.95 ▼0.57%
ARI 4,174 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,422 ▲ +1.05% ETH $2,445 ▲ +1.09% XRP $1.3382 ▲ +0.79% SOL $105.6700 ▲ +1.24%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.95 ▼0.57 % ARI 4,174 ▲0.1 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.95 ▼0.57 % ARI 4,174 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Opinion

Vetëm qeveria e Shqipërisë nuk e di se çfarë kërkon populli shqiptar

Nga THOMA GËLLÇI

Ka një moment në jetën e çdo qeverie kur sheshi para zyrës së kryeministrit fillon të flasë më qartë se vetë kryeministri. Në Shqipëri ky moment ka ardhur prej kohësh. Kanë kaluar më shumë se 130 ditë që kur qytetarët dolën për herë të parë në rrugë. Në fillim ishte kundërshtimi i një resorti  në Zvernec, një projekt i lidhur me rrethin e Jared Kushner-it. Ajo që nisi si mbrojtje e një peizazhi është bërë një gjykim mbi një mënyrë qeverisjeje.

Kjo ka kohe qe  nuk është më një protestë për një lagunë. Është një protestë për pyetjen se kujt i përket vendi.

Gjatë verës, Tirana pa disa nga tubimet më të mëdha që nga rënia e komunizmit. Ishin familje, pensionistë, fëmijë që vizatonin në trotuar dhe shqiptarë që kishin udhëtuar nga Michigani, Londra dhe Milano për të qenë aty. Ata nuk kërkonin privilegje. Kërkonin shkolla që funksionojnë, punë që nuk varen nga lidhjet partiake, një drejtësi që nuk ndalet te dera e të fuqishmëve, dhe një pasuri publike që nuk trajtohet si pronë private e pushtetit. Slogani i tyre ishte i thjeshtë: Shqipëria nuk është në shitje.

Përgjigjja e qeverisë nuk ishte dëgjimi, por përçmimi. Kryeministri Edi Rama i quajti protestuesit me epitete fyese nga studioja e tij e podcast-it. E krahasoi kërkesën e tyre se “Shqipëria u përket shqiptarëve” me frymën e Gjermanisë naziste. Kur turma u rrit, ai u përgjigj me ironi. Kur turma nuk iku, ai kërkoi fajtorë: opozitën, të huajt, dorën e fshehtë. Çdo herë gjeti dikë tjetër për të fajësuar, përveç vetes. Taulant Balla postonte cdo dite foto te manipuluara dhe tallese me numurin e protestuesve paqesore ne shesh.Analistet e Gjyshes Veneciane  villnin vrer neper studio dhe I meshonin percarjes se shqiptareve.Fjalori qeveritar u mbush me korba dhe sorra. U shpiken shqiptaret e mire dhe te keqij. U shpiken terma talles per pranine besnike, pasqyren shqiptare, flamingo mirror duke perdorur terma here anglisht dhe here shqip per tu dukur sa me talles dhe sa me moskokecares. Dhe ja rezultati.

Kjo është pikërisht drama e Shqipërisë sot. Nuk është se qeveria nuk ka informacion. Ka policinë, ka sondazhet, ka sytë e veta në çdo shesh. Problemi është se ajo ka zgjedhur të jetojë në një realitet të ndërtuar prej saj. Në atë realitet, kritiku është armik, protestuesi është i paguar dhe pakënaqësia është një komplot. Një qeveri që e shpjegon çdo kundërshtim si sabotim nuk mund ta kuptojë kurrë kundërshtimin. Pa e kuptuar atë, nuk mund t’i japë përgjigje.

Ditet e fundit kjo verbëri pati çmimin e saj. Protestat, që për muaj me radhë kishin qenë kryesisht paqësore, u kthyen në dhunë. Dhjetëra policë u plagosën. U goditën ndërtesa publike, biznese private dhe objekte ne rruge. Shume ndertesa shteterore  moren flakë. Gjimnazistët dhe studentët bojkotuan mësimin në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Le të jemi të qartë: dhuna nuk është argument. Gurët ndaj policëve, djegia e institucioneve dhe shkatërrimi i dyqaneve të qytetarëve të zakonshëm janë të gabuara dhe duhet ndjekur me ligj, njësoj si çdo abuzim nga ana e policisë. Por të dënosh dhunën nuk do të thotë të heqësh dorë nga pyetja pse ndodhi. Kur një qeveri injoron për katër muaj qindra mijë njerëz që protestojnë në paqe, ajo u dërgon një mesazh të rrezikshëm qytetarëve, e sidomos të rinjve: zëri juaj nuk vlen. Kjo nuk e justifikon radikalizimin, por e shpjegon.

Kryeministri tha këtë javë se dhuna nuk vjen nga studentët, por nga opozita. Ai nuk solli asnjë provë. Në të njëjtën frymë, tha se dera e qeverisë është e hapur për dialog. Por dialogu nuk fillon me fyerje dhe nuk zhvillohet me batuta në rrjetet sociale. Fillon kur pushteti pranon se ka një problem që nuk e ka shpikur dikush tjetër.

Çfarë kërkon populli shqiptar nuk është sekret. E kanë shkruar në pankarta, e kanë thirrur në sheshe dhe e kanë thënë në çdo gjuhë të diasporës. Kërkon një qeveri që nuk e sheh pasurinë publike si plaçkë. Kërkon një drejtësi që nuk ka frikë nga emrat e mëdhenj. Kërkon një vend ku të rinjtë nuk duhet të ikin për të pasur të ardhme.

Hapat e parë janë të qartë. Doreheqja e qeverise dhe e Edi Rames! Pastaj ndertimi i nje sistemi te ri dhe te drejte qe zgjedhjet e reja te nxjerrin perfaqesuesit e vertete te popullit dhe jo partizanet injorante te kryetareve te partive..

Në Tiranë, të gjithë e dinë se çfarë po ndodh. Shoferi i taksisë e di. Studentja në Filologji e di. Emigranti në Detroit, që ndjek protestën në telefon, e di. I vetmi që duket se nuk e di është qeveria.

Ose, ndoshta, e di. Thjesht nuk do ta dëgjojë.

Te shohim deri ku do te shkoje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.