⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.44 ▼2.29%
ARI 4,321 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,090 ▼ -0.41% ETH $2,693 ▲ +0.04% XRP $1.5691 ▲ +2.13% SOL $122.1300 ▲ +4.37%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
26 Sht 2026
Breaking
Bota

Vetëvrasje apo vrasje? Dokumente të reja rihapin misterin e mbesës së Hitlerit

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë mbesën e tij, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e diktatorit në Mynih, në vitin 1931, ngjarje që u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

Angela ‘Geli’ Raubal, 23 vjeçe, u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në gjoks, ndërsa arma ishte një pistoletë që i përkiste Hitlerit.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Hitleri – i cili po fitonte famë, por ende nuk e kishte marrë pushtetin në Gjermani – ishte larguar nga Mynihu për në Nuremberg një ditë para vdekjes së mbesës, një afat kohor që do të vërtetonte se ai nuk mund të kishte qenë i përfshirë në vdekjen e saj.

Por historiani gjerman, Harold Sandner, thotë se ka zbuluar një detaj në regjistrin zyrtar të vdekjeve të Mynihut që jep datën dhe orën e zbulimit të trupit të Raubal, dhe që është pikërisht ora 10:15 e mëngjesit më 18 shtator 1931. Dy njoftime vdekjeje të gjetura në arkiva gjithashtu e mbanin atë datë. Nëse këto të dhëna janë autentike, ato do ta vendosnin vdekjen e Raubal rreth 24 orë më herët se sa besohej më parë, çka tregon se Hitleri ka qenë në Mynih kur u zbulua trupi i pajetë i të resë, shkruan CNN. Të dhënat zyrtare tregojnë se ai nuk u nis për në Nuremberg deri pasditen e 18 shtatorit.

Sipas historianit Sandner, të dhënat kontradiktore tregojnë për një mbulim të mundshëm të vrasjes nga zyrtarë të policisë, mbështetës të Partisë Naziste të Hitlerit. Gjetjet e historianit u botuan për herë të parë nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe do të detajohen në librin e tij të ardhshëm, “Vdekja e Angela ‘Geli’ Raubal: Vetëvrasje apo lojë e ndyrë?”, që pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Thomas Weber, një ekspert mbi Gjermaninë naziste, dhe që e njihte prej shumë vitesh Sandner, i tha CNN se historiani është “jashtëzakonisht i përpiktë” dhe se dokumentet e tij janë të besueshme.

Shumë historianë besojnë se Hitleri ishte i dashuruar me Raubal dhe se sjellja e tij ndaj saj ishte bërë intensivisht kontrolluese dhe posesive. Pak para vdekjes së saj, Hitleri dhe Raubal besohet se kanë debatuar për dëshirën e saj për t’u larguar nga Mynihu për në Vjenë, për të ndjekur studimet muzikore. Të dhënat e zbuluara rishtazi nuk e zgjidhin misterin se si vdiq Raubal.Megjithatë, ato rihapin pyetje që kanë vazhduar për gati 100 vjet rreth asaj që ndodhi saktësisht brenda shtëpisë së tij në Mynih ditën e vdekjes së saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.