🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.44 ▼2.29%
ARI 4,321 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,798 ▼ -0.58% ETH $2,683 ▼ -0.1% XRP $1.5527 ▲ +1.07% SOL $121.0700 ▲ +3.73%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
26 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zbulohen struktura të çuditshme moderne në Arktik

– Shkencëtarët kanë zbuluar një numër të madh strukturash të pazakonta nënujore në një zonë të largët të Arktikut, duke hedhur dritë të re mbi proceset që po ndryshojnë vazhdimisht shtratin në këtë rajon të akullt, sipas Reuters.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Monterey Bay Aquarium Research Institute (MBARI), ka identifikuar dhjetëra kratere gjigante pranë Kanadasë.

Disa prej tyre janë më të mëdha se një fushë futbolli, ndërsa krateri më i madh i zbuluar është afërsisht sa një bllok qyteti.

Për vite me radhë, studiuesit mendonin se këto gropa ishin mbetje të përhershkrirjes së lashtë nënujore, të krijuar në fund të epokës së fundit të akullnajave, rreth 11 mijë vjet më parë.

Por të dhënat e reja tregojnë se procesi është shumë më aktiv dhe bashkëkohor.

Midis viteve 2010 dhe 2022, studiuesit identifikuan 65 kratere të rinj në fundin e Arktikut.

Për të kuptuar origjinën e tyre, gjatë ekspeditave të fundit ata përdorën robotë nënujorë për të marrë mostra akulli dhe sedimenti nga brenda kratereve.

Analizat treguan diçka befasuese; një pjesë e akullit nuk është krijuar mijëra vite më parë, por nën kushtet e sotme.

Sipas studiuesve, procesi lidhet me shkrirjen e shtresave më të thella të permafrostit të lashtë nën Arktik.

Kur këto shtresa shkrihen, krijohet ujë nëntokësor pak i kripur.

Ky ujë lëviz drejt sipërfaqes së shtratit detar dhe më pas mund të depërtojë përsëri poshtë, ku ngrin.

Akulli i ri mund të mbetet i ngrirë në temperatura rreth −1,4 gradë Celcius, derisa cikli i shkrirjes dhe ngrirjes të përsëritet.

Pra, fundi në Arktik nuk është një peizazh statik i ngrirë prej mijëra vitesh.

Ai është një mjedis dinamik, ku akulli vazhdon të formohet dhe të shkrihet, duke krijuar kratere të mëdha dhe ngritje të mbuluara me sedimente.

“Këto zbulime përmbysin supozimet tona për permafrostin nënujor”, tha autori kryesor Charlie Paull nga MBARI.

Sipas tij, shkencëtarët tani e kuptojnë se permafrosti nënujor mund të jetë njëkohësisht duke u formuar dhe duke u shpërbërë pranë fundit të detit.

Zbulimi mund të ketë edhe rëndësi praktike.

Ndryshimet e vazhdueshme të shtratit të detit mund të ndikojnë në planifikimin dhe sigurinë e infrastrukturës nënujore në Arktik, përfshirë tubacionet, kabllot dhe instalimet e tjera.

Kjo është arsyeja pse studiuesit kërkojnë një rivlerësim të mënyrës se si kuptohet dhe planifikohet aktiviteti njerëzor në këtë rajon. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.