Rajoni

Vicas: Greqia shpreson në përmirësimin e situatës në Idomeni

Greqia shpreson se situata në kampin e refugjatëve në Idomeni, në kufirin me Maqedoninë, ku janë bllokuar rreth 14 000 refugjatë, do të përmirësohet brenda javës së ardhshme, njoftoi sot një zyrtar grek përgjegjës për koordinimin e fluksit migrator.

“Shpresoj që situata në Idomeni do të rregullohet deri në javën e ardhshme pa qënë i nevojshëm përdorimi i forcës”, siguroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Dhimitris Vicas, përgjegjës për koordinimin e fluksit migrator në televizionin ”Mega”.

Ai nënvizoi se qeveria do të gjejë mënyrat e përshtatshme për të bindur refugjatët, ku shumica e familjeve me fëmijë të drejtohen për t’u akomoduar në qendrat pritëse në të gjithë vendin.

Vicas bëri me dije se rreth 400 persona u larguan nga Idomeni një ditë më parë për t’u orientuar drejt qendrave aty pranë, në veri të Greqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button