VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi
Finlanda ndëshkon Shqipërinë, kuqezinjtë e pësojnë nga goditja e dënimit. Në minutën e 71, Walta mposhti përsëri Sherrin me harkimin e tij që u ndal në rrjetën e portës kuqezi.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim 1-1.
Kombëtarja e Rolando Maran e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë. Vetëm katër minuta i mjaftuan Shqipërisë për të gjetur golin. Kristjan Asllani ekzekutoi goditjen e këndit dhe Rei Manaj goditi saktë me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Shqipëria po administronte rezultatin dhe po kontrollonte lojën, por në minutën e 22-të ndeshja ndryshoi. Etrit Berisha ndërhyri jashtë zonës dhe arbitri e ndëshkoi portierin kuqezi me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me dhjetë lojtarë.
Finlandës iu deshën vetëm katër minuta për të shfrytëzuar epërsinë numerike. Në minutën e 26-të, Leo Walta ekzekutoi një goditje dënimi rrafsh me tokën dhe mposhti Sherrin për rezultatin 1-1.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.