☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.68 ▲1.65%
ARI 4,312 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,844 ▼ -1.93% ETH $2,663 ▼ -1.93% XRP $1.4939 ▼ -4.85% SOL $114.6000 ▼ -1.77%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.68 ▲1.65 % ARI 4,312 ▼0.14 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.68 ▲1.65 % ARI 4,312 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Opinion

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare, teksa krahas saj pritet të ketë edhe protestë, siç ka ndodhur rregullisht në të shkuarën.

Nga pamjet e siguruara, policia ka ndërmarrë masa për të rrethuar thithë perimetrin e rrugëve që të çojnë drejt parlamentit.

Qëllimi është që protestuesit të qëndrojnë sa më larg Kuvendit dhe të shmanget kontakti dhe incidentet me deputetët.

Sot, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet në “arrest shtëpie”, e akuzuar nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Pra, njeriu numër një i inteligjencës akuzohet se dekonspiron informacionin që është betuar të mbrojë dhe se përkrah kriminelët që duhet të zbulojë.

​Në këtë periudhë, SHISH u kthye nga një mburojë e heshtur e Republikës, në një instrument të cenueshëm nga interesat e zymta informale.

Emërimi i një individi të shkarkuar më parë nga inteligjenca në Prishtinë dhe katapultimi i saj në majë të inteligjencës në Tiranë, pa kaluar filtrat e ashpër të vettingut, tregoi se si elitat tona politike i përdorin shërbimet si shpërblim besnikërie.

Kështu u instalua “lidershipi i helmatisur”, një model ku besnikëria ndaj pushtetit zëvendësoi atë ndaj ligjit. Një model ku interesi kombëtar u shndërrua në mall shkëmbimi favoresh, në pazarin e interesave të errëta personale.

​Ligji organik e vendos SHISH-in në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit.

Por deklarata e tij e fundit, se ai nuk i lexon raportet por ia lë Shefes së Kabinetit, është një pranim i rrezikshëm i nënkontraktimit të sigurisë kombëtare. Të mburresh që nuk mban timonin e inteligjencës, është si një pilot që i thotë pasagjerëve: “Mos u shqetësoni që ramë, unë nuk e kisha prekur timonin fare, ia kisha lënë stjuardesës.”

​Të përpiqesh ta shesësh këtë si triumf të Reformës në Drejtësi është njëlloj sikur drejtori i bankës të mburret që policia arrestoi arkëtaren që po vidhte kasafortën, ndërkohë që ishte vetë drejtori që e punësoi atë pa e verifikuar. Është sukses i drejtësisë që po heton dekonspirimin, por është dështim kolosal i ekzekutivit që i dha çelësat e sekreteve shtetërore një individi të pafiltruar.

Drejtësia dënon individin, por nuk kthen dot mbrapsht sekretet e komprometuara dhe as besimin e partnerëve tanë në NATO.

​Shkarkimi i saj është thjesht higjienë rutinore, jo zgjidhje. Mënyra se si ekzekutivi po tenton të menaxhojë këtë vakum është po aq e rrezikshme. Zgjidhja përmes urdhrit delegues kryeministror nuk është thjesht manovër administrative për ngërçin e radhës, por një anashkalim i Presidentit (Neni 92/f i Kushtetutës).

Nëse inteligjenca kthehet në vegël qorre të pushtetit, shteti humbet busullën. Kjo ngjarje provon dramatikisht se teknologjia dhe pushteti vlejnë zero pa institucione të forta dhe individë me integritet. Fuqia e pakontrolluar është rreziku ynë më i madh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.