☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.39 ▲4.17%
ARI 4,071 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,636 ▼ -2.15% ETH $1,772 ▼ -1.89% XRP $1.0730 ▼ -2.3% SOL $75.9100 ▼ -1.58%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.39 ▲4.17 % ARI 4,071 ▼1.05 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.39 ▲4.17 % ARI 4,071 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në pritjen  zyrtare të krerëve të shteteve dhe qeverive nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër  të Samitit të NATO-s.

Kryeministri ka postuar në rrjetet sociale edhe pamje nga kjo pritje.

Samiti i NATO-s, Ankara, Turqi – Përshëndetja zyrtare e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan”, shkruan Rama.

Në kuadër të samitit, kryeministri shqiptar zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë, sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe kontributi i Shqipërisë në NATO.

Në fokus të samitit janë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, forcimi i kapaciteteve të industrisë ushtarake, rritja e përgjegjësisë së vendeve evropiane për sigurinë e kontinentit, si dhe drejtimi i ardhshëm strategjik i Aleancës. Gjithashtu, liderët e vendeve anëtare po diskutojnë zhvillimet e fundit në Iran, marrëdhëniet transatlantike, praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe udhërrëfyesin e ri të NATO-s për vitet në vijim.

Samiti i NATO-s, i organizuar për herë të parë nga Turqia pas 22 vitesh, liderët e 32 vendeve anëtare po zhvillojnë seancën kryesore të punimeve, ku pritet të merren vendime me rëndësi për forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e investimeve ushtarake dhe përballimin e sfidave të reja të sigurisë globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.