⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,960 ▲ +3.48% ETH $1,689 ▲ +3.13% XRP $0.9253 ▲ +3.47% SOL $69.8500 ▲ +2.8%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Rama zbulon detajet e “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma u mundëson qytetarëve të krahasojnë kostot e pr

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje për platformën “Pasqyra e Çmimeve”.

Gjatë podcastit të tij “Flasim”, të transmetuar këtë të diel, më 22 nëntor, Rama deklaroi se TVSH-ja për 54 produkte do të ulet nga 20% në 6%, me synimin për të lehtësuar barrën e shpenzimeve për qytetarët.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te funksionimi i Pasqyrës së Çmimeve, përmes së cilës konsumatorët mund të informohen në kohë reale mbi çmimet e produkteve ushqimore. Sipas Ramës, ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve të krahasojnë çmimet mes produkteve dhe të zgjedhin ato që ofrohen me kosto më të ulët.

Rama theksoi se përmes kësaj nisme synohet që ulja e taksave të reflektohet edhe në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët.

Ulja e TVSH-së pritet të prekë produkte të përditshme si buka, mielli, qumështi, vezët, orizi, makaronat, vaji, mishi, peshku, frutat dhe perimet.

Çfarë është Pasqyra e Çmimeve

“Pasqyra e Çmimeve” është një platformë digjitale e krijuar për të rritur transparencën në tregun ushqimor dhe për t’u dhënë konsumatorëve mundësinë të krahasojnë çmimet përpara se të kryejnë blerjet.

Platforma përfshin çmimet e 238 produkteve, të ndara në 13 kategori, duke u mundësuar qytetarëve të shohin se sa kushton i njëjti produkt në pika të ndryshme shitjeje dhe të zgjedhin alternativën më ekonomike. Informacioni përditësohet nga subjektet tregtare, në mënyrë që konsumatorët të kenë një pasqyrë sa më të qartë të çmimeve në treg.

Përmes këtij mekanizmi, qeveria synon gjithashtu të monitorojë lëvizjen e çmimeve përgjatë zinxhirit të furnizimit, nga importuesit dhe prodhuesit deri te shitësit me pakicë, për të identifikuar rritjet e pajustifikuara dhe për të shmangur abuzimet me çmimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.