☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,327 ▲ +0.48% ETH $2,702 ▲ +0.63% XRP $1.5024 ▲ +0.64% SOL $121.4700 ▲ +1.31%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

Janë publikuar pamjet ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi dënimit kapital në Kinë.

“Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.

Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë.

Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge.

Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë, në qendrën paraburgimit në Guangzhou, një gjykatës i ka komunikuar Klaudio Kananit vendimin e apelit.

“Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu”, pohoi zëdhënësi i kësaj gjykate.

Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.

Vitin e shkuar, Klaudio Kanani, shpëtoi nga dënimi kapital pas një mori përpjekjesh diplomatike të ministrit të atëhershëm për punët e jashtme Igli Hasani, i cili për këtë çështje zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.

Sikurse përfshirja e ministrit të atëhershëm të drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorit tonë në Kinë, Riza Poda.

Kontaktuar nga Top Channel familja e Klaudio Kananit, shprehu mirënjohje se çfarë është bërë deri më tani nga shteti shqiptarë për djalin tyre.

Ata kërkojnë një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të çuar përpara bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, nisjen e proceduarve për ta transferuar Klaudio Kananit nga Kina, e vuajtur dënimin në Shqipëri tashmë që edhe Gjykata e Apelit e dha vendim e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.