🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.05 ▼0.08%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▲ +2.73% ETH $2,423 ▲ +4.59% XRP $1.3169 ▲ +2.97% SOL $96.0400 ▲ +2.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

Janë publikuar të tjera pamje nga arrestimi i 20-vjeçarit K.S, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Korçë.

Siç shikohet në pamje, arrestimi i autorit të krimit të rëndë në Korçë ka ndodhur në mesnatën e 8 gushtit.

Në video, shihet autori teksa qëndron në këmbë. Menjëherë i afrohet një oficer policie, që e kap nga qafa dhe e shtrin në tokë.

Më pas, në ndihmë të oficerit vijnë dhe kolegët e tij, duke prangosur të riun, të dyshuar për vrasje.

I arrestuari K.S ekzekutoi me kallashnikov në 8 gusht bashkëmoshatarin dhe shokun e fëmijërisë, Johan Zukon, teksa i ishte vënë mbrapa këtij të fundit me armë në dorë. Autori e ndoqi viktimën në shkallët e një pallati, aty ku e qëlloi dhe e la të vdekur.

Në dëshminë e dhënë në polici, autori i dyshuar K.S ka thënë se përplasjet me Zukon kishin nisur prej disa kohësh. Autori ka deklaruar se një nga shkaqet e përplasjes ka qenë edhe fakti se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur, edhe për shkak të pretendimeve të palëve, për të qenë “i forti i lagjes”.

Pas ngjarjes, K.S u largua nga vendi i krimit dhe qëndroi i fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit. Rreth 6 orë më vonë, ai u largua nga zona dhe u afrua drejt banesës së tij. Pikërisht në këtë moment u pikas nga forcat e Policisë, të cilat ndërhynë menjëherë për arrestimin në flagrancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.