Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit ndezin zjarre në mes të rrugës (VIDEO)
Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në mes të rrugës.
Pas më shumë se katër orësh tubim, situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa raportohet për djegie të reklamave dhe tendave në zonat ku janë përqendruar protestuesit.
Protestuesit kanë krijuar vatra zjarri në akset rrugore, duke përshkallëzuar situatën në zonat ku po zhvillohet tubimi.
Ndërkohë, një institucion financiar në Rrugën e Durrësit raportohet se është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia është në gatishmëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.