🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.66 ▲0.98%
ARI 4,186 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,333 ▲ +0.36% ETH $2,512 ▼ -0.51% XRP $1.3749 ▲ +0.4% SOL $107.5600 ▼ -1%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.98 % ARI 4,186 ▼0.12 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.98 % ARI 4,186 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani harton strategjinë e përballimit të krizës ekonomike

– Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf u bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të bashkërendojnë veprimet për përballimin e vështirësive ekonomike, duke kërkuar një vlerësim të hollësishëm të situatës dhe hartimin e një plani për gjashtë muajt e ardhshëm, raportoi AP.

Gjatë një takimi të përbashkët me ministra dhe drejtues të komisioneve parlamentare përgjegjëse për çështjet ekonomike, Ghalibaf theksoi se vendimet duhet të mbështeten në një analizë të qartë të gjendjes aktuale dhe të zhvillimeve të mundshme në muajt në vijim.

Sipas tij, qeveria dhe parlamenti duhet të përcaktojnë skenarët e mundshëm për gjysmën e dytë të vitit dhe të bien dakord për mënyrën e përballimit të tyre.

Ai identifikoi si përparësi përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe garantimin e nevojave të forcave të armatosura, krahas kompensimit të dëmeve të luftës, sigurimit të lëndëve të para për industrinë dhe nxitjes së investimeve e rritjes ekonomike.

“Duhet të marrim vendime në mënyrë që pasojat e sanksioneve dhe të luftës, të ndihen sa më vonë në jetën e qytetarëve, ndërsa efektet pozitive të vendimmarrjes së duhur të shfaqen sa më shpejt”, tha ai.

Ghalibaf e cilësoi përballjen ekonomike si një nga sfidat kryesore të vendit, duke argumentuar se ajo ka marrë rëndësi më të madhe se përballjet në fushën e informacionit, atë ushtarake dhe atë kibernetike.

Sipas tij, vështirësitë kryesore lidhen me mënyrën e marrjes së vendimeve, menaxhimin e situatës dhe nevojën për një qeverisje të qëndrueshme.

Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi mes qeverisë dhe parlamentit, është thelbësor për të koordinuar politikat ekonomike dhe për të orientuar burimet drejt sektorëve me përparësi.

Deklaratat vijnë në një periudhë kur Irani përballet me pasojat ekonomike të luftës dhe sanksioneve amerikane.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar vazhdimisht masa për të mbrojtur ekonominë vendase dhe për të kufizuar ndikimin e presionit të jashtëm mbi jetesën e qytetarëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.