🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.66 ▲0.98%
ARI 4,186 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,333 ▲ +0.36% ETH $2,512 ▼ -0.51% XRP $1.3749 ▲ +0.4% SOL $107.5600 ▼ -1%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.98 % ARI 4,186 ▼0.12 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.66 ▲0.98 % ARI 4,186 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Edhe Putin, edhe Zelenskyy “duan t’i japin fund” luftës, por nuk dinë si të arrijnë aty

UASHINGTON, 13 tetor /ATSH -AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duan t’i japin fund luftës së vazhdueshme, por nuk dinë si të arrijnë deri te kjo pikë.

I pyetur se çfarë e bën të besojë se Putin dëshiron t’i japë fund luftës më shumë se Zelenskyy, Trump u tha gazetarëve: “Ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime janë marrëveshjet. Mendoj se Putin dëshiron, ndoshta”.

“Të dy duan që kjo të përfundojë dhe nuk dinë si të arrijnë deri te kjo pikë. Mes tyre ka shumë urrejtje”, tha ai para se të nisej për një vizitë në kuadër të fushatës në Alaskë.

“Ne do t’i çojmë deri aty”, tha ai.

Trump mohoi gjithashtu se SHBA-ja e ka ndërprerë ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.

“Jo, nuk e kemi bërë këtë. Ne i ndihmojmë, por në të vërtetë po i ndihmojmë të arrijnë një zgjidhje përfundimtare”, tha ai.

“Ne po i ndihmojmë dhe po ndajmë informacione të inteligjencës me ta”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.