“Provokuan dhe shkatërruan, s’janë studentë”- Protesta, Lapaj përplaset me Muharremin: Mos vidhni dhe nuk ju zë njeri
Kreu i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj është përplasur në Off the Record në A2 CNN me zyrtarin socialist Alfred Kika Muharremi duke komentuar protestën e sotme që vijon prej orës 14:00.
Për zyrtarin socialist njerëzit që sot thyen rendin e sigurisë, dhunuan policët me gurë nuk janë studentët.
“Njerëzit që sot provokuan dhe njerëzit që sot thyen rendin e sigurisë, dhunuan policët me gurë dhe prishën çdo lloj objekti, nuk janë studentët. Mos i bëni pis studentët. Lëreni studentët të flasin dhe lëreni studentët të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme siç dinë ata të protestojnë. Mos u përfshini në protestën e studentëve. Kaq kam. Një mesazh kam”.
Në përgjigje të tij, Lapaj kërkoi nga mazhoranca që të mos vjedhë shqiptarët pasi sipas tij po bën batërdi.
“Ka vetëm një formulë; mos vidhni mos vidhni se u ka plas cipa dhe pasi vidhni na kërkoni dhe llogari ne. Mos vidhni… mos vidhni… Kjo është çështja dhe nuk u zë njeri rrugëve. Ju nuk po vidhni, por po bëni batërdi”, tha Lapaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.