Vijon seanca në Gjykatë për masat ndaj 63 protestuesve, deri më tani 5 prej tyre janë lënë në qeli, 3 u liruan! Prokuror
Në Gjykatën e Tiranës po vijon seanca gjyqësore për 63 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore.
Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata.
Gazetarja Anila Hoxha, raporton se deri më tani 3 prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në burg, me afat 21 ditë.
Për të tjerët vijon ende seanca në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja e çështjes është Vjollca Spahiu.
Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për të gjithë, pasi i cilëson autorë të djegies së bizneseve, shkatërrimit dhe dëmtimit të institucioneve, pronës publike dhe private, si dhe dëmtimit e sulmit të Policisë, sipas pamjeve e provave të siguruara.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.