⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

VILNIUS – Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

VILNIUS, 2 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Robertas Kaunas tha se NATO duhet të gjejë një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimit që paraqesin sulmet hibride të Rusisë.

“Për momentin përballemi me problemin se Rusia nuk ka ndërmend të ndryshojë”, tha sot Kaunas, sipas raportimeve të medieve lituaneze.

“Kjo do të thotë se NATO, si organizatë, duhet të jetë në gjendje t’u kundërvihet kërcënimeve të zonës gri, me të cilat përballemi sot dhe t’u përgjigjet me masa të barasvlershme”, shtoi ai.

Deklarata e Kaunas erdhi pas sulmit të dështuar me dronin me lëndë shpërthyese në aeroportin e Leipzigut, për të cilin qeveria gjermane ka bërë përgjegjëse Rusinë.

I pyetur se përse NATO nuk kishte aktivizuar Nenin 4 në lidhje me incidentin, Kaunas tha se Gjermania e kishte identifikuar qartë Rusinë si agresore.

Neni 4 i Traktatit të NATO-s parashikon konsultime mes vendeve aleate, në rast se një shtet anëtar deklaron se, është përballë një kërcënimi të jashtëm.

Qeveria në Vilnius shprehu më herët, solidaritetin e saj të plotë dhe pa kushte me Gjermaninë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.