☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 81.75 ▼0.79%
ARI 4,453 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,599 ▲ +0.86% ETH $1,902 ▲ +1.18% XRP $1.0041 ▲ +0.35% SOL $75.5300 ▲ +0.23%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.75 ▼0.79 % ARI 4,453 ▲0.36 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.75 ▼0.79 % ARI 4,453 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po th

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, më 9 qershor, një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave prestigjioze të Bashkimit Evropian, ku u ndal gjerësisht te projekti për Zvërnecin dhe protestat që po zhvillohen për këtë çështje.

Gjatë konferencës, Rama debatoi me një gazetare nga Rumania pikërisht për projektin e Zvërnecit.

Gazetarja insistonte që Rama në fillim të fjalimit të tij kishte përmendur anulimin e projektit, por kryeministri e mohoi të kishte thënë atë gjë.

Rama madje kërkoi edhe të shikonte regjistrimet e kamerave për ti provuar gazetares që nuk kishte përmendur anulimin e projektit.

Rama: Një njeri që nuk ka hiç informacion për çështjen thotë ka projekt. Po ku është projekti? Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme.

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar. Asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Jo jo nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk ju kalon përmes tij.

Gazetarja: Jo jo trurin e kam shumë në rregull.

Rama: Ju trurin e keni në rregull por problemi është sa i hapur është ai për faktet. Jo jo nuk është në rregull. Nuk e pranoj. Nuk është në rregull. Kemi të tjerë këtu. Nëse të gjithë më thonë që e kam thënë në fillim që ne e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk mund të vazhdoj, ndjesë. Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.

Më tej Kryeministri theksoi se projekti është diçka për të cilën po punohet.

“Ajo tha që unë thashë në fillim që projekti ishte anuluar. Po talleni me mua apo çfarë? Këto janë gjërat se pse e kemi të gjithë këtë mjegull. Unë kurrë nuk kam thënë që kemi anuluar projekt. Sepse nuk ka pasur asnjëherë një projekt. Projekti është diçka për të cilin po punohet”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.