☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,688 ▲0.84%
DOW 52,368 ▲0.29%
NASDAQ 26,250 ▲1.14%
NAFTA 102.23 ▼1.01%
ARI 4,040 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▼ -0.33% ETH $2,334 ▼ -0.88% XRP $1.3014 ▼ -0.35% SOL $101.6300 ▼ -0.17%
S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 % S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vjedhja e energjisë, arrestime ne Gjirokastër dhe Shkodër

Policia e Qarkut Gjirokastër në bashëkpunim me zyrtar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarje në kuadër të opëracionit “Hajdutët e Energjisë Elektriket” kanë prangosur gjatë ditës së djeshme 3 persona.

policia

Kështu sipas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës mësohet se rreth orës 21:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sajmir Basha, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të  Policisë Gjirokastër, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy lidhje për marrjen e energjisë elektrike, ku njëra prej tyre ishte e paligjshme.

Po më datën  28.10.2014, ora 21:30, filluar procedimi penal si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Artan Meçi, vjeç 43, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi më datë 28.10.2014, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të  Policisë Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ish-Pulari”, Lazarat është konstatuar një transformator privat i energjisë elektrike, në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme dhe nuk ishte rregjistruar në sistemin e OSHEE-së.

Gjithashtu po më datën 28.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Dhjakoni, vjeç 50, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.10.2014, ora 14:30 gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të  Policisë  Gjirokastër, në lokalin e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Ura e N.SH.N”, Gjirokastër, ka prishur matësin e energjisë elektrike duke vjedhur energjinë për të furnizuar bisnesin e shoqërisë “Camberis sh.p.k” ku ky shtetas është administrator i saj.

-Arrestime edhe në Qarkun e Shkodrës

Operacioni i Policisë, “Hajdutët e Energjisë Elektirke” ka çuar në pranga 5 persona në Qarkun Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë së qytetit veri-perëndimor mësohet se të arrestuarit janë, Ylli Batuni, vjeç 45, banues në Shkodër ; Petrit Brahim Bregu, vjeç 39, banues në Shkodër ; Agim Haxhija, vjeç 61, banues në Shkodër ; Gjin Shullani, vjeç 68,  banues Shkodër dhe Nush Shabaj, vjeç 51,  banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike prane banesave  të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.