☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,750 ▼ -0.55% ETH $2,436 ▼ -0.71% XRP $1.3103 ▼ -2.17% SOL $105.0800 ▼ -1.13%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Seria A

Vlahovic-Juventus, ja e vërteta e lojtarit: “Ndihem i tradhtuar”. Detaje nga prapaskenat e largimit

Juventusi i sezonit 2026/27 nuk do ta ketë më Dusan Vlahovic në sulm. Situata është bërë pothuajse zyrtare pas dështimit të kontaktit të fundit mes palëve për rinovimin e kontratës, marrëveshje që nuk do të realizohet. Qëndrimi i klubit bardhezi, sidomos në aspektin ekonomik, për shkak të kërkesave të larta të sulmuesit serb, si edhe pakënaqësia e një pjese të dhomës së zhveshjes ndaj disa sjelljeve të tij, kishin dalë tashmë në pah ditët e fundit.

Lideri, shiriti i kapitenit dhe paga – Tani, sipas “Tuttosport”, del në dritë edhe versioni i vetë lojtarit. Disa prapaskena ishin zbuluar më herët, si fraza “pse duhet të paguhem sa Jonathan David?”, apo çështja e shiritit të kapitenit. Në fillim të këtij sezoni, Juventusi nuk e përfshiu Vlahovic në hierarkinë e kapitenëve, duke preferuar me radhë Locatelli, Bremer dhe Yildiz.

Comolli dhe rinovimi – Gjatë negociatave, ndërsa Chiellini dhe Ottolini kishin kërkuar një takim të fundit, sipas rrethit të Vlahovic nuk ka pasur as lidhje dhe as komunikim të mirëfilltë me Damien Comolli. Sulmuesi i lindur në vitin 2000 pati kontakte nga Bayern Munich, Barcelona, Milani dhe Napoli, por dëshironte të dëgjonte fillimisht Juventusin. Ai shpresonte vërtet të qëndronte, madje duke pranuar edhe rinovim 2-vjeçar, që do ta rikthente diskutimin për kontratën pas një viti.

Pse ndihet i tradhtuar – Vlahovic e konsideron veten një lider, duke kujtuar edhe mbështetjen që u ka dhënë shokëve të skuadrës nga stoli gjatë periudhave të dëmtimit. Megjithatë, nga këndvështrimi i tij, Juventusi nuk e ka trajtuar kurrë si një figurë udhëheqëse. Pikërisht për këtë arsye ai ndihet i tradhtuar.

Sipas raportimeve, këto dhe të tjera detaje pritet t’i shprehë në mesazhin e fundit që po përgatit për tifozët në rrjetet sociale, përpara largimit të tij nga Juventusi. Publikimi i tij pritet në fund të muajit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.