🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.24 ▲1.3%
ARI 4,395 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,539 ▼ -0.53% ETH $2,487 ▲ +0.15% XRP $1.4179 ▲ +2.06% SOL $103.3900 ▼ -0.17%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.24 ▲1.3 % ARI 4,395 ▼1 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.24 ▲1.3 % ARI 4,395 ▼1 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave maqedonase për pengimin e kalimit të disa personave në pikën kufitare të Qafë Thanës, të cilët shoqëroheshin nga disa deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Hita sqaroi se në pikën kufitare janë paraqitur katër shtetas, tre prej të cilëve dispononin pasaporta diplomatike. Sipas tij, këtyre personave iu bë e ditur se mund të vijonin udhëtimin, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte nuk u lejua të kalonte për shkak të një pengese ligjore në Shqipëri.

Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, 3 prej tyre dispononin pasaporta diplomatike. Iu është bërë me dije se mund të vazhdonin udhëtimin, por një person i shoqëruar me ta ka pasur pengesa të ligjshme në Shqipëri dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. 3 të tjerët nuk kanë pranuar të vazhdonin udhëtimin dhe janë kthyer drejt Maqedonisë, deklaroi Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se rasti nuk është i veçantë dhe se kontrollet kufitare janë pjesë e procedurave të zakonshme të punës së policisë.

“Nuk është rast i veçuar. Gjatë vitit 2025 kemi kthyer 10 persona të tjerë në 628 raste. Është punë e përditshme dhe nuk ka vend për panik”, u shpreh Hita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.