🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Angazhohemi për komuna të forta, decentralizim funksional dhe standarde evropiane

Pjesëmarrja e bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ në Bruksel, pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, e rikthen në vëmendje rolin e komunave në procesin e integrimit evropian, thonë nga partia VLEN.

“Nga Brukseli, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Çairit dhe nënkryetarit të BNJVL-së, përcolli mesazhin se komunat duhet të jenë pjesë aktive e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ato janë hallkë e rëndësishme në zbatimin e reformave dhe në afrimin e standardeve evropiane te qytetarët. Për VLEN-in, kjo është pjesë e qasjes sonë politike”, thonë nga partia në pushtet.

Sipas VLEN-it, rruga evropiane e vendit nuk mund të ndahet nga pushteti lokal, nga komunat dhe nga shërbimet që qytetari i merr aty ku jeton.

“Komunat janë adresa më e afërt e qytetarit. Aty kërkohet shërbim, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete. Kjo është edhe arsyeja pse decentralizimi është pjesë e rëndësishme e programit politik të VLEN-it. Sa më shumë fuqi dhe përgjegjësi të ketë pushteti lokal, aq më shpejt dhe më mirë mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. VLEN do të vazhdojë të angazhohet për komuna të forta, decentralizim funksional dhe standarde evropiane që qytetari t’i ndjejë në jetën e përditshme”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.