Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.89 ▲0.05%
ARI 4,173 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,476 ▼ -2.41% ETH $1,689 ▼ -3.01% XRP $1.1230 ▼ -4.02% SOL $68.2100 ▼ -4.25%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.89 ▲0.05 % ARI 4,173 ▼1.73 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.89 ▲0.05 % ARI 4,173 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN: Po hapim një kapitull të ri në zhvillimin e universitetit publik në gjuhën shqipe

Nga VLEN thonë se me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Kuvend, po hapet një kapitull i ri në zhvillimin e universitetit publik në gjuhën shqipe.

“Ky vendim forcon kapacitetet institucionale të universitetit, zgjeron ofertën akademike dhe krijon mundësi të reja për studentët shqiptarë dhe për të gjithë të rinjtë që zgjedhin ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes dijes dhe arsimit cilësor.

Përmes këtyre ndryshimeve, Universiteti “Nënë Tereza” avancon strukturën e tij akademike me Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Humane, duke u shndërruar në një qendër edhe më të fuqishme të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional.

Njëkohësisht, forcohet dimensioni ndërkombëtar i universitetit përmes harmonizimit të standardeve akademike dhe lëshimit të diplomave në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, duke rritur mundësitë për mobilitet dhe konkurrueshmëri në tregun evropian të punës.

VLEN mbetet e përkushtuar që arsimi të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit kombëtar. Investimi në Universitetin “Nënë Tereza” është investim në rininë tonë, në dijen, në profesionalizmin dhe në të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

24 vite u fol për avancimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Sot, për 24 muaj me vendime konkrete, po ndërtojmë institucione më të forta, më funksionale dhe më të përgatitura për sfidat e së ardhmes”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.