🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲0%
ARI 4,008 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,551 ▼ -0.01% ETH $2,349 ▲ +0.14% XRP $1.3000 ▲ +0.55% SOL $101.7300 ▲ +0.21%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Von der Leyen: Furnizimi me gaz i sigurt këtë dimër, më shumë sanksione ndaj Iranit

Furnizimi me gaz ne Bashkimin Evropian është i sigurt këtë dimër, por viti i ardhshëm do të jetë një sfidë, deklaroi dje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Magazinat tona janë 95% plot, dhe ne jemi të sigurt këtë dimër. Sfida jonë do të jetë dimri i vitit të ardhshëm”, tha von der Leyen në një kKonferencë Ndërkombëtare të Sigurisë në Manama, në Bahrein.

Von der Leyen theksoi masat e BE-së për të zëvendësuar importet e energjisë ruse, veçanërisht të gazit, pas pushtimit të Ukrainës në një përpjekje për t’i dhënë fund varësisë disavjeçare.

“Para fillimit të luftës, Evropa ishte klienti më i madh i energjisë i Rusisë, dhe as nëntë muaj më vonë, kjo ka ndryshuar rrënjësisht”, tha von der Leyen.

Moska ndërkohë pengoi dërgesat në bllok, si një hakmarrje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke përmendur punimet e mirëmbajtjes ndërsa kërkoi që pagesat të kryheshin në rubla.

Megjithatë, Von der Leyen mbështeti planin e BE-së për të gjetur furnizues të besueshëm të rinj, në Norvegji dhe SHBA.

Më herët, në nëntor Von der Leyen i tha Parlamentit Evropian se blloku rrezikonte të kishte mungesë prej rreth 30 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG), në dimrin e vitit 2023.

“Irani, gjithashtu po përballet me më shumë sanksione nga BE-ja dhe Perëndimi për shkak te furnizimeve me dronë në vende si Rusia”, njoftoi Von der Leyen.

“Ne po koordinohemi me partnerët dhe aleatët tanë për të vendosur sanksione të mëtejshme kundër Iranit, në një përgjigje ndaj përhapjes së dronëve iranianë”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.