🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,665 ▼0.08%
DOW 51,000 ▼0.68%
NASDAQ 26,884 ▲0.32%
NAFTA 90.47 ▲1.22%
ARI 4,184 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,636 ▲ +0.09% ETH $2,671 ▼ -0.7% XRP $1.4899 ▼ -0.19% SOL $117.3700 ▼ -1.16%
S&P 500 7,665 ▼0.08 % DOW 51,000 ▼0.68 % NASDAQ 26,884 ▲0.32 % NAFTA 90.47 ▲1.22 % ARI 4,184 ▲0.1 % S&P 500 7,665 ▼0.08 % DOW 51,000 ▼0.68 % NASDAQ 26,884 ▲0.32 % NAFTA 90.47 ▲1.22 % ARI 4,184 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Përshkallëzohen protestat në shkolla, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur

PARIS, 30 shtator /ATSH-DPA/- Protestat dhe trazirat në shkollat franceze janë përshkallëzuar dhe janë bërë më të dhunshme.

Gjatë ditës janë arrestuar 625 persona, tha sot në Paris ministri i Brendshëm francez, Laurent Núñez.

“Në total, janë plagosur 83 policë dhe 32 mësues e nxënës”, tha ministri.

Sipas tij, protestat kanë prekur 356 shkolla.

Dhuna është rritur ndjeshëm. Në disa shkolla janë raportuar dëmtime dhe shkatërrime të ambienteve, si dhe zjarre të qëllimshme. Janë djegur edhe makina në pronësi të mësuesve.

Protestat nisën të premten në shkollat e mesme në zonën përreth Parisit dhe më pas u përhapën edhe më tej.

Nxënësit dhe protestuesit kundërshtojnë mungesën e burimeve dhe fondeve për shkollat, mungesën e mësuesve dhe gjendjen e amortizuar të ndërtesave shkollore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se shqetësimet e të rinjve janë të justifikuara, por theksoi se kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë dhunën apo sulmet ndaj policëve, mësuesve dhe gazetarëve që raportojnë protestat.

I pyetur për mundësinë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestave, Macron tha se policët duhet të respektojnë detyrat dhe rregullat e tyre profesionale dhe se çdo shkelje duhet të hetohet dhe ndëshkohet.

Megjithatë, ai shtoi se, sipas tij, dhuna vjen kryesisht nga personat që kanë shtyrë dhe goditur me shkelma mësuesit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.