☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,558 ▲0.19%
DOW 52,617 ▲0.21%
NASDAQ 26,201 ▲0.36%
NAFTA 79.75 ▲0.52%
ARI 4,076 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,932 ▲ +0.57% ETH $1,925 ▲ +2.69% XRP $1.1132 ▲ +0.29% SOL $77.6500 ▲ +0.53%
S&P 500 7,558 ▲0.19 % DOW 52,617 ▲0.21 % NASDAQ 26,201 ▲0.36 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,076 ▲0.14 % S&P 500 7,558 ▲0.19 % DOW 52,617 ▲0.21 % NASDAQ 26,201 ▲0.36 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,076 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Votimi i ekipit të ri drejtues në PD, Berisha: Do ketë 4 nënkryetarë!

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të mërkure, 15 korrik, Këshillin Kombëtar ku në rend dite është zgjedhja e ekipit të ri në ndihmë të kryetarit të partisë, Sali Berisha, përballë zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD, Sali Berisha bëri të ditur se në parti do të ketë katër nënkryetar, aktualisht është vetëm Luçiano Boçi.

“Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari”, lexoi Berisha.

Në këtë mbledhje do të votohet për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët, si dhe kush do të mbajë pozicione drejtuese sa i përket sekretariateve të kësaj force politike.

Në votimet e Këshillit Kombëtar, pritet të mos ketë ndryshime për numrin 2 të partisë, Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, rivali i të cilit pritet të jetë deputeti Saimir Korreshi.

Rikonfirmim pritet të ketë edhe për kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhin dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkajn. Nënkryetarët e Sekretariatet do të pësojnë ndryshime të vogla.

Kandidatë për nënkryetar të partisë janë 6 emra: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti. Nga këta 6 do të zgjidhen vetëm 3.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se 2 poste të nënkryetarëve të PD-së plotësohen nga emra që futen ekzoficio.

“Lidhur me nënkryetarët e PD-së, rikujtoj se në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, 2 poste nënkryetar janë ekzoficio, ç’ka është parashikuar edhe në Statutin e Partisë. Në frymën e Kuvendit është menduar që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të PD-së dhe Shqipërisë. Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm, dhe në betejë kundër diktaturës, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar në kryesi”, tha Berisha.

Sa i përket sekretariateve, Ivi Kaso, që aktualisht mban postin e sekretarit të çështjeve ligjore dhe zgjedhore, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e procesit të sotëm. Gjithashtu, edhe Ervin Minarolli ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e garës.

Për pozicionin që mban Kaso, kandidat mësohet të jetë Franc Nuri, i cili ka përfaqësuar Partinë Demokratike në disa prej proceseve elektorale të kësaj force politike dhe në përballjet që PD-ja ka pasur me drejtësinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.