☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.85 ▲0.36%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,121 ▼ -5.29% ETH $2,241 ▼ -7.49% XRP $1.1939 ▼ -9.55% SOL $90.3200 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Paqartësi në votimin e së enjtes në parlament për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Mes 21 kandidaturave duhet të zgjidheshin vetëm 3 emra, për tre vende vakante. Rendi i ditës i seancës, i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi, saktësonte se për emërimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash për miratim”. Por rezultati i votimit rezervoi një të papritur. Shumicën e thjeshtë e kishin garantuar jo 3 por katër kandidatura.

Grupi parlamentar socialist ishte udhëzuar nga drejtuesit e tij që të ofronte mbështetjen për Edvin Simon, Donika Dacin dhe Nertil Kaninën të cilët në fakt morën secili nga 73 vota. Por situata duket se u doli nga duart, pasi fill pas tyre, kandidatura e Xhovan Gjinit mori 44 vota në favor, 34 abstenime dhe 6 kundër, që do të thotë me shumë se gjysmën e 84 deputetëve që morën pjesë në votim.

Megjithatë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi pas këtij rezultati u shpreh se “projektvendimi nuk miratohet”. Edhe në njoftimin më pas për vendimet e marra në seancë, përfshihen vetëm emrat e tre kandidatëve të parë.

Burime nga Kuvendi thanë se u miratuan ata që kishin marrë me shumë vota, dhe se kjo ishte një praktikë e konsoliduar në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve, por pa specifikuar nëse një praktikë e tillë mbështetej në një bazë ligjore.

Rregullorja e Parlamentit, në nenin 55 të saj, pika 3, parashikon se “Aktet e Kuvendit konsiderohen të miratuara kur për to kanë votuar “pro” shumica e deputetëve të pranishëm, me përjashtim të rastit kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas parashikimit në Kushtetutë ose në ligj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.