Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.99 ▲0.58%
ARI 4,457 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,186 ▲ +1.66% ETH $1,899 ▲ +0.36% XRP $0.9951 ▼ -0.48% SOL $75.4700 ▲ +0.43%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.99 ▲0.58 % ARI 4,457 ▼0.38 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.99 ▲0.58 % ARI 4,457 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Vrasjen e Ginës e planifikuam në Athinë”, i penduari rrëfen detajet në GJKKO

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu të mërkurën në Gjykatën e Posaccme, detaje të planit për vrasjen e Rexhep Ginës, ngjarje që nuk është realizuar.

Në seancën ku nuk ishte i pranishëm i pandehuri Laert Haxhiu, Tafani ju përgjigj pyetjeve të avokatit të tij, duke treguar se planifikimi për eleminimin e Ginës kishte nisur në Greqi.

“Në korrik 2022 kemi kryer veprime për vrasjen e Rexhep Ginës. Ginën e njoh nga fotot, personalisht jo. Për vrasjen e Ginës interesohej Laerti. Ishte për punë hasmërie, se Gina ka qenë i grupit të Aldo Bares. Kanë pasur konflikt për punë pronash me xhaxhain e Laertit. Për herë të parë për këtë vrasje kemi diskutuar në Athinë, diku nga korriku a nga gushti. Në Greqi e diskutuam. Ma tha mua. Bënte bisedë edhe me Marjon Diamantin, që njihte një polic grek. Me anë të atij policit do gjenim Rexhep Ginën, se jetonte në Athinë. Diskutimi është bërë mes meje, Laertit, Marjo Diamantit, që është vrarë me pas në Greqi dhe Xhino Bajramit”, tha Tafani,.

I penduari tregoi se kjo bisedë ishte bërë në vitin 2021, nga ku ai ishte kthyer më shpejt në Shqipëri, ndërsa Laert Haxhiu në muajin tetor.

“Më vonë kemi diskutuar për vrasjen. E ruante Laerti Ginën. Jo Laerti vetë, por njerëz të tij. E shikonin sa herë kalonin tek lokali i tij dhe i çonin ndonjë video a foto. Për të vrarë Rexhep Ginën kam shkuar me Fatjon Veliun”, u shpreh Tafani.

Më herët, Tafani ka rrëfyer se bashkë me Fatjon Veliun ka shkuar i veshur me rroba grash, me peruke dhe me një maskë silikoni në fytyrë, por se në monentin e fundit kishte vendosur të mos e kryente vrasjen, për shkak se ishte grinder më herët me Laert Haxhiun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.