Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…
Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 23 shtator, në një lokal në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 49 vjeçari Kreshnik Cara.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me 49 vjeçarin Kreshnik Cara, por të ulur në tavolina të ndryshme.
Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar se janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas ka shkuar në banesë, ka marrë thikën duke e goditur disa herë në bark. Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij.
Autori Toni Nake njihen si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e tij, sipas burimeve nuk ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.