🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,968 ▲ +0.1% ETH $1,878 ▲ +0.06% XRP $1.0021 ▼ -0.27% SOL $75.1600 ▼ -0.83%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Një i dënuar 47-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në ambientet e Qendra Spitalore e Burgjeve, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Fatmir Qoku ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë të vitit 2007 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Autoritetet bëjnë me dije se i dënuari vuante nga Skizofrenia dhe ndiqej vazhdimisht nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar.

Gjatë viteve 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte kryer më 28 maj 2026.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 ai është konstatuar pa shenja jete në ambientet e tualetit të dhomës së akomodimit. Dyshimet e para flasin për vetëvarje me një mjet përdorimi vetjak.

Menjëherë pas konstatimit, personeli i sigurisë dhe ai shëndetësor kanë ndërhyrë, por verifikimet paraprake kanë treguar se vdekja kishte ndodhur menjëherë.

Sipas informacionit zyrtar, vetëm pak minuta para ngjarjes, rreth orës 16:20, 47-vjeçari ishte vizituar nga personeli mjekësor, ndërsa gjatë intervalit deri në momentin e konstatimit ishin kryer kontrollet dhe monitorimet e parashikuara nga procedurat e sigurisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me organin e prokurorisë, ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehu ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe garantoi bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e rastit.

47-vjeçari i cili u gjet i pajetë në ambientet e Qendrës Spitalore të Burgjeve dhe për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje, ishte duke vuajtur dënimin për një nga krimet që tronditi opinionin publik në Elbasan në vitin 2006.

Sipas të dhënave në atë kohë Fatmir Qoku, 27 vjeç, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Musa Cani, 19 vjeç në atë periudhë, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçares Manushaqe Xeka.

Ngjarja ndodhi më 22 qershor 2006, ndërsa trupi i të resë u gjet i pajetë në zonën e Kodrat e Krastës. Sipas hetimeve dhe vendimit gjyqësor, autorët kishin synuar ta trafikonin të renë për prostitucion, por ajo kishte kundërshtuar dhe kishte bërë rezistencë.

Përballë refuzimit të saj, dy të rinjtë ushtruan dhunë ekstreme, duke i shkaktuar vdekjen me goditje të shumta me mjete të forta. Krimi u konsiderua veçanërisht i rëndë për shkak të mënyrës brutale të ekzekutimit.

Për këtë ngjarje, Qoku u dënua me 25 vite burgim për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe vuante dënimin prej vitit 2007.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.