Rajoni

Vuçiq sot në Srebrenicë

cKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Srebrenicë. Në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995, Vuçiq do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe te memoriali i viktimave të masakrës, transmeton REL. Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës. Atëbotë, Vuçiq është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa. Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës. Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button