☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.48 ▲1.54%
ARI 4,135 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,776 ▲ +1.99% ETH $2,396 ▲ +3.43% XRP $1.3023 ▲ +1.83% SOL $95.1900 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka shprehur solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në gjashtë vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Në fjalën e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Fejza ka kundërshtuar dënimin me 81 vjet heqje lirie për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator nga Specialja në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

Ajo ka kërkuar që në procedurën e apelit të shqyrtohen të gjitha kundërshtimet e mbrojtjes, në veçanti provat mbi të cilat trupi gjykues e ka mbështetur vendimin.

Fejza ka theksuar se, përtej dallimeve politike, Kosova ka përgjegjësi që të mbrojë, përmes mjeteve ligjore, të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Ne e kundërshtojmë aktgjykimin e shkallës së parë. Ai, përveç që është i padrejtë, është i pasaktë deri në absurd. Në apel duhet të shqyrtohet secili kundërshtim i mbrojtjes. Në veçanti, duhet të shqyrtohen provat mbi të cilat trupi gjykues e ka lidhur secilin prej të dënuarve me qëllimin e përbashkët kriminal që ka konstatuar. Rexhep Selimi ka qenë deputet i këtij Kuvendi, si dhe bashkëluftëtarët e tjerë të burgosur. Nga kjo foltore i shprehim solidaritetin tonë atij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe familjarëve të tyre. Përtej dallimeve tona politike, Republika ka përgjegjësi që t’i mbrojë me çdo mjet ligjor të drejtat e secilit prej tyre në apel. Siç tha Rexha në Hagë: ‘Kurdo që të kthehem, do të kthehem në Kosovën e lirë për të cilën luftuam’ ”, tha deputetja Fejza.

Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.