☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

“Washington Post”: 28 vite, 50 mijë kilometra dhe 30 vende, britaniku përfundon udhëtimin e jetës në këmbë

– Pas 28 vitesh udhëtimi në këmbë, aventurieri britanik Karl Bushby është vetëm rreth 50 kilometra larg përfundimit të një prej ekspeditave më të jashtëzakonshme në botë.

Sipas “Washington Post”, 57-vjeçari pritet të mbërrijë të hënën në qytetin e tij të lindjes, Hull, në Angli, ku do të përfundojë udhëtimin që nisi në vitin 1998.

Bushby u nis më 1 nëntor 1998 nga skaji jugor i Kilit, në Amerikën e Jugut, me synimin për të përshkuar botën dhe për t’u kthyer në shtëpi vetëm në këmbë.

Në atë kohë ishte 29 vjeç dhe kishte parashikuar se udhëtimi do të zgjaste rreth 12 vjet.

Por ajo që nisi si një aventurë personale u shndërrua në një ekspeditë 28-vjeçare, të cilën ai e pagëzoi me emrin “Goliath”.

Gjatë kësaj kohe, ish-parashutisti i ushtrisë britanike ka përshkuar rreth 50 mijë kilometra, duke kaluar nëpër 30 vende dhe katër kontinente.

Ai ka kaluar xhungla, shkretëtira, zona të ngrira dhe territore të rrezikshme, ndërsa është përballur me vështirësi të shumta për shkak të luftërave, mbylljes së kufijve dhe problemeve me vizat.

Në fillim të udhëtimit, Bushby vendosi dy rregulla të panegociueshme: të mos përdorte asnjë mjet transporti për të avancuar drejt destinacionit dhe të kthehej në shtëpi vetëm në këmbë.

Një nga sfidat më të vështira ishte kalimi i Ngushticës së Beringut, mes Alaskës dhe Rusisë, në vitin 2006.

Së bashku me aventurierin amerikan, Dimitry Kieffer, ai përshkoi një pjesë të kësaj rruge mbi akullin lëvizës, por të dy përfunduan në ujërat e akullta dhe u desh të shpëtoheshin.

Më pas u arrestuan nga autoritetet ruse për hyrje të paligjshme në territor.

Problemet me dokumentet e udhëtimit e detyruan të qëndronte për vite me radhë në Rusi.

Në vitin 2012, pasi iu refuzua zgjatja e vizës, ai ndërmori një tjetër udhëtim të pazakontë: përshkoi rreth 5,600 kilometra në këmbë nga Los Anxhelesi drejt Uashingtonit, për të protestuar para ambasadës ruse.

Kjo përpjekje ndihmoi që më vonë të siguronte dokumentet e nevojshme për të vazhduar ekspeditën.

Pandemia e COVID-19 dhe tensionet gjeopolitike i krijuan pengesa të tjera.

Për shkak të pamundësisë për të kaluar nëpër Rusi dhe Iran, Bushby u detyrua të gjente një rrugë alternative për të kaluar Detin Kaspik.

Në vitin 2024, ai përshkoi këtë det duke notuar për 31 ditë, me ndihmën e një jeleku që e mbante në sipërfaqen e ujit dhe një kostumi të posaçëm.

Ai nuk është notar i mirë dhe e përshkroi teknikën e tij si një kombinim mes notit dhe qëndrimit në sipërfaqen e ujit.

Gjatë udhëtimit, ai është përballur edhe me rreziqe të tjera, si një përballje me një ari polar, sulme nga persona të armatosur dhe një aksident në një zonë të mbuluar me akull, ku rrezikoi të humbiste jetën.

Megjithatë, ai thotë se ajo që e ka ndihmuar të vazhdojë ka qenë mikpritja dhe bujaria e njerëzve që ka takuar në vende të ndryshme.

“Jam mirëpritur nga njerëzit më të varfër të botës. Kam takuar 99,9999% të njerëzimit më të mirë. Në çdo kulturë dhe në çdo vend kam gjetur të njëjtën mirësi”, u shpreh ai.

Kthimi në shtëpi, një sfidë më vete

Pavarësisht se është shumë pranë përfundimit të udhëtimit, Bushby pranon se kthimi në jetën e zakonshme mund të jetë më i vështirë nga sa e kishte imagjinuar.

“Qëllimi dhe arsyeja ime për të jetuar po shkojnë drejt fundit. Do të jetë e vështirë të përpiqem të përshtatem sërish me një shoqëri që nuk e njoh më”, tha ai.

Gjatë 28 viteve larg shtëpisë, ai ka humbur shumë momente të rëndësishme familjare.

Djali i tij, Adam, ishte vetëm 8 vjeç kur i ati u nis për ekspeditën dhe sot është 36 vjeç. Bushby ka gjithashtu një mbesë që ende nuk e ka takuar.

Ai nuk e ka parë nënën e tij, Angela, prej 10 vitesh. Ajo e pret në Hull dhe ka ruajtur një dhuratë Krishtlindjesh për secilin vit që ai ka kaluar larg shtëpisë.

Ndërkohë, djali i tij pranon se vendimi i të atit për t’u larguar për kaq shumë kohë, ka pasur edhe një kosto të madhe për familjen.

“E kuptoj pse e bëri këtë udhëtim, por ka edhe anën tjetër. Ai ka humbur shumë gjëra”, tha Adam.

Tashmë, ndërsa është vetëm pak kilometra larg destinacionit, Bushby po përgatitet për një jetë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ka njohur gjatë tri dekadave të fundit.

Ai nuk e fsheh se nuk do t’i mungojnë kilometrat e shumtë dhe lodhja e përditshme.

“Nuk e bëj këtë sepse më pëlqen të eci. Ecja është thjesht një mënyrë për të arritur diku”, tha aventurieri.

Më 2 nëntor, ai pritet të mbërrijë në sheshin Queen Victoria, në qendër të Hull-it, ku është planifikuar një pritje për kthimin e tij pas 28 vitesh.

Kështu do të përfundojë ekspedita e jashtëzakonshme që nisi në Amerikën e Jugut, me vetëm 500 dollarë në xhep, dhe që e çoi atë nëpër botë, përpara se ta kthente sërish në qytetin e tij të lindjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.