☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

“Washington Post”: Vështirësitë financiare mund të dëmtojnë trurin dhe kujtesën

– Personat që janë përballur me vështirësi të vazhdueshme financiare, përpunojnë informacionin më ngadalë dhe shfaqin rënie të kujtesës në moshë të mesme, sipas një studimi të ri, shkruan “Washington Post”.

Shkencëtarët britanikë analizuan të dhënat e më shumë se 2 700 personave, të gjithë të lindur në mars të vitit 1946, të cilët pranuan që gjendja e tyre shëndetësore dhe rrethanat sociale të ndiqeshin për disa dekada.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit që i përkisnin grupit 20% më të varfër, nga mesi i të 20-ave deri në fillim të të 50-ave, kishin rezultate më të dobëta në testet e aftësive njohëse.

Ata përpunonin informacionin më ngadalë dhe kishin performancë më të dobët në testet e kujtesës kur arritën moshën e mesme.

Po ashtu, personat që raportuan të paktën dy herë, gjatë të 30-ave ose të 40-ave, se kishin vështirësi në pagesën e faturave, shfaqën rezultate më të dobëta në testet e mëvonshme.

Efektet negative në shëndetin e trurit, u vunë re edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë si vështirësitë ekonomike gjatë fëmijërisë, niveli i arsimit dhe aftësitë njohëse në fëmijëri.

Kjo sugjeron se stresi financiar i akumuluar gjatë jetës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet e vërejtura në funksionimin e trurit.

Studiuesit vunë re gjithashtu se, rënia e aftësive njohëse në moshat më të mëdha, ishte më e ngadaltë tek personat që kishin përjetuar stres financiar.

Sipas tyre, kjo mund të shpjegohet me faktin se dëmtimi ishte shkaktuar më herët dhe kishte mbetur më pak funksion njohës për të humbur.

“Ne arritëm të vërtetonim një lidhje shkak-pasojë midis presionit financiar dhe shëndetit të trurit”, tha bashkautori i studimit, Jacques Wels.

“Ne analizuam tregues të shëndetit të trurit, si shpejtësia e leximit, shpejtësia e llogaritjes dhe skanimet e trurit. Këta janë tregues të qartë biologjikë, që dëshmojnë se diçka ka ndodhur gjatë rrjedhës së jetës”, shtoi ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.