☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,611 ▼1.42%
DOW 52,019 ▼0.62%
NASDAQ 25,591 ▼2.27%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,918 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,862 ▼ -4.49% ETH $2,247 ▼ -4.69% XRP $1.2573 ▼ -3.81% SOL $95.3900 ▼ -6.57%
S&P 500 7,611 ▼1.42 % DOW 52,019 ▼0.62 % NASDAQ 25,591 ▼2.27 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,918 ▼2.81 % S&P 500 7,611 ▼1.42 % DOW 52,019 ▼0.62 % NASDAQ 25,591 ▼2.27 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,918 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Xhaferi në Rumani dhe Lituani për ratifikimin e Protokollit për NATO-n

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot deri më 14 mars do të qëndrojë për vizitë pune në Rumani dhe Lituani, ku do të shoqërohet nga deputeti Panço Minov.

Xhaferi në kuvendet e dy vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s do të marrë pjesë në aktin e ratifikimi të Protokollit për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në Parlamentin e Rumanisë seanca është paralajmëruar për më 13 mars, ndërsa në Sejmin e Lituanisë, akti do të mbahet më 14 mars. Me këtë rast Xhaferi do të mbajë edhe fjalim para deputetëve të Sejmit të Lituanisë, theksohet në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të dy vizitave të punës, kryetari Xhaferi do të ketë edhe takime dypalëshe me homologët dhe me përfaqësues tjerë shtetëror të Rumanisë dhe Lituanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.