🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,185 ▼0.22%
DOW 50,335 ▲0.63%
NASDAQ 23,527 ▼0.87%
NAFTA 83.59 ▲1.88%
ARI 3,563 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,734 ▼ -0.34% ETH $1,681 ▲ +0.04% XRP $0.9295 ▲ +0.88% SOL $69.8400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,185 ▼0.22 % DOW 50,335 ▲0.63 % NASDAQ 23,527 ▼0.87 % NAFTA 83.59 ▲1.88 % ARI 3,563 ▼0.78 % S&P 500 7,185 ▼0.22 % DOW 50,335 ▲0.63 % NASDAQ 23,527 ▼0.87 % NAFTA 83.59 ▲1.88 % ARI 3,563 ▼0.78 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Xhixha më efikasi i Tiranës, në gjurmët e Seferit dhe Hasanit

Redon Xhixha po konfirmon edhe një herë aftësitë e tij përpara portës. Sulmuesi i Tiranës ka regjistruar pesë gola në nëntë ndeshjet e luajtura të sezonit 2026/27 në Kategorinë Superiore, duke arritur një mesatare prej 0.56 golash për ndeshje. Ky është treguesi më i lartë mes golashënuesve kryesorë të sezoneve të fundit, duke e vendosur Xhixhën në krye të kësaj renditjeje te Tirana.

Me një gol mesatarisht çdo 127 minuta, sulmuesi bardheblu po shfaq një ritëm të rëndësishëm realizimi. Edhe pse kampionati është ende në zhvillim dhe numri i ndeshjeve të luajtura është më i vogël krahasuar me sezonet e përfunduara, statistikat e deritanishme tregojnë efikasitetin e tij në repartin ofensiv. Xhixha ka lënë pas shifrën e sezonit të kaluar, kur golashënuesi më efikas ishte Serzh Tabeku, me nëntë gola në 35 ndeshje dhe një mesatare prej 0.26 golash për takim.

Seferi, rekordi i viteve të fundit

Nëse Xhixha është emri që spikat këtë sezon, Taulant Seferi mbetet një nga referencat më të rëndësishme të viteve të fundit. Në sezonin 2021/22, sulmuesi realizoi 19 gola në 35 ndeshje, me një mesatare prej 0.54 golash për takim. Ai shënonte mesatarisht një gol çdo 162 minuta, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit. Pas tij renditet Florent Hasani, i cili në sezonin 2022/23 realizoi 16 gola në 34 ndeshje. Mesatarja e tij prej 0.47 golash për takim e vendoste në një nivel të lartë efikasiteti, ndërsa një gol mesatarisht çdo 184 minuta konfirmonte peshën që kishte në sulm.

Zharmuni dhe Ngo, në listën e golashënuesve

Në sezonin 2024/25, Ualid Zharmuni regjistroi 13 gola në 33 ndeshje, me një mesatare prej 0.39 golash për takim. Një sezon më herët, Kristal Abazaj kishte realizuar 11 gola në 36 ndeshje, me një mesatare prej 0.31. Në sezonin 2019/20, Majkëll Ngo shënoi 13 gola në 31 ndeshje, duke arritur mesataren 0.42. Ndërkohë, Idriz Batha, në sezonin 2020/21, realizoi nëntë gola në 30 ndeshje, me një mesatare prej 0.30. Për momentin, Xhixha është në krye të kësaj renditjeje, me një mesatare që e vendos përpara emrave të spikatur të sezoneve të fundit. Sfida e tij tashmë është të ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit. Nëse vazhdon me të njëjtin efikasitet, sulmuesi i Tiranës mund të synojë jo vetëm një sezon të suksesshëm personal, por edhe të rivalizojë shifrat më të mira të viteve të fundit në Kategorinë Superiore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.