☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,674 ▼ -3.56% ETH $1,798 ▼ -5.26% XRP $0.9511 ▼ -3.47% SOL $70.5400 ▼ -6.31%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Politika

Xhufi: Është kompromentuar pozicioni i Shqipërisë përballë BE

Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi deklaroi se pozicioni i vendit tonë në raport me Bashkimin Europian është kompromentuar.

“Nuk prisja sot që në atë tubim të Partisë Socialiste të kishte reagim nga ata djem e vajza. Nuk mund të dilnin kundër se pritej të fliste kryesori, ai që i ka zgjedhur ata. Me shumë finesë, zoti Rama i ktheu si të thuash shigjetat e publikut ndaj tyre, të cilët jam i bindur që për shumë gjëra që kanë ndodhur në këto vite s’janë të informuar fare. Kanë ndodhur zhvendosje të mëdha në politikën e jashtme, të cilat e kanë komprometuar pozicionin e Shqipërisë në raport me Europën. Kot thuhet që e kemi dy hapa larg integrimin në BE. Sepse po të hapësh faqen e Bashkimit Europian do shohësh që një nga kërkesat është që vendet kandidate duhet të ndajnë politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Të gjithë po të sjellin në mend këto gjëra që kanë ndodhur këto 3-4 vitet e fundit se sa ne jemi të alineuar me politikat e Bashkimit Europian. Po them vetëm një fakt. Para 10 ditësh erdhi ministri i Jashtëm i Izraelit dhe një ministër i Jashtëm i Izraelit nuk bën vizita informale. Erdhi një vizitë e papritur për të cilën s’kishte ndonjë njoftim. Atë ditë që u dha lajmi që do vinte ministri i Jashtëm izraelit, komisionerja europiane për politikat e jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, tha pikërisht këtë gjë: “Ne nuk fusim në Bashkimin Europian vende të cilat nuk ndajnë politikën tonë të jashtme”, u shpreh Xhufi në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

Sipas tij, “kur erdhi Partia Socialiste në 2013, parulla e zotit Rama ishte “do bëjmë shtet”.

“Si mund të bësh shtet në një vend i cili sot e kësaj dite ka problemin e sigurisë, e ka problem cardinal, të pakapërcyer edhe pas 35 vjetësh. Si do bësh shtet kur ti merr dhe vendos në një vend shumë delikat vendos dikë që vjen nga Kosova, e cila nuk ka pasur asnjë lidhje me Shërbimin Informativ Shqiptar? Edhe për pjesën e dhunshme të protestave, çfarë ka zbuluar SHISH-i? Asnjë njoftim nuk ka publikuar. Po kjo gjë ndodh me Mbrojtjen apo me sistemin juridik”, shtoi Xhufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.