VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty”
Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
Një fjalë që në fjalor dikur do të thoshte krenari, në gojën e kreut të qeverisë kthehet në etiketë përbuzëse. Është e njëjta skemë mendore me të cilën po ky kryeministër përdorte pak muaj më parë shprehjen “made in Albania” si sinonim të diçkaje që nuk vlen.
Në mbledhjen e Asamblesë, Rama e ka parë të arsyeshme të tregojë gjerë e gjatë edhe historinë e vezës në Dublin. Nuk është e vështirë të dallosh inatin e brendshëm për ata që i quan me përcmim “shqipe”. Gjuhën e trupit dhe tonin e zyrës më të lartë të vendit ndaj qytetarëve të tij është pak ta quash skandaloz.
Përdorimi i fjalës “shqipe” në këtë kontekst, kombinohet me sarkazmën dhe fjalia “e morën policët (irlandez) shqipen, e lidhën aty” mbart pikërisht atë lloj distancimi përbuzës që të kujton stereotipet e huaja për shqiptarët .
Kryeministri përdor për bashkëqytetarët e tij të njëjtin zhargon përçmues që përdorin ata që nuk na durojnë dot jashtë kufijve. Këtu kupton se problemi nuk është protesta, por mënyra se si pushteti i sheh shqiptarët.
Vërtetë për të ardhur keq!
Nga Migena Aleksi



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.