Yıldırım dhe Pence takohen në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım u takua në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence.
Takimi, i cili është i mbyllur për mediat, filloi në orën 11:00 sipas kohës lokale.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, Ministri i Energjisë Berat Albayrak, Ambasadori i Turqisë në SHBA Serdar Kılıç dhe Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Mehmet Muş shoqëruan kryeministrin Yıldırım në takim.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për lidhjet ekonomike dhe ushtarake, si dhe zhvillimet më të fundit në Siri dhe Irak.
Disa çështje të kontestuara gjithashtu priten të shqyrtohen, duke përfshirë krizën e refugjatëve, krizën e vizave mes dy vendeve, organizatat terroriste DEASH, PKK/PYD dhe FETO.