☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Konkurrimit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm i është shtuar dhe një tjetër emër në garë.

Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë kandidati i tretë që shpreh interesin për të drejtuar organin e akuzës për mandatin e ardhshëm.

Pjetërnikaj është prokuror me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe aktualisht ushtron edhe detyrën e pedagogut në Shkollën e Magjistraturës.

Ai mban gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste në struktura të ndryshme të Prokurorisë.

Ai ka shërbyer si prokuror në Prokuroritë e Kukësit, Lezhës, Tiranës dhe Shkodrës, ku ka mbajtur edhe funksionin e drejtuesit të Prokurorisë.

Eksperienca e tij në drejtimin e institucioneve të akuzës dhe në fushën akademike janë ndër elementët kryesorë të profilit të tij profesional.

Për postin e Prokurorit të Përgjithshëm kanë paraqitur kërkesën për të hyrë në garë edhe dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për prokurorin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Adnan Xholi, si dhe prokuroren pranë Prokurorisë së Tiranës, Rovena Zotaj.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pas verifikimit të kritereve ligjore do të shqyrtojë kandidaturat dhe do t’i rendisë ato për t’ia dërguar më pas Kuvendit. Sipas procedurës, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të këtij viti. Ai u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2019, me një mandat 7-vjeçar, dhe pas përfundimit të tij do të nisë procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë.

Më pas, KLP-ja deri më 14 gusht do të verifikojë nëse kandidatët që shprehin interes, i plotësojnë kushtet ligjore.

Gara për këtë post pritet të jetë një nga proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, duke qenë se Prokurori i Përgjithshëm ka rol kyç në drejtimin e politikave të ndjekjes penale dhe në koordinimin e punës së prokurorive në të gjithë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.