☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,390 ▲ +1.53% ETH $1,736 ▲ +1.62% XRP $1.1486 ▲ +0.75% SOL $73.4700 ▲ +5%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Zaevi në Kumanovë, liderët shqiptarë s’duken askundi

Edhe përkundër apeleve të shumta për ndihmë, asnjë funksionarë shtetëror ose lider politik shqiptar, nuk ka vizituar familjet në nevojë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Politikani i parë që vizitoi Kumanovën, familjet dhe pronat e dëmtuara ishte lideri i opozitës Zoran Zaev.

Ai theksoi se më e rëndësishmja për momentin është ndihma që u duhet këtyre banorëve të pastrehë dhe me pronë të shkatërruar. “Duhet patjetër të rregullohet dëmi, i cili është material. E di se dhimbja shpirtërore, ndjenjat, traumat të cilat i kanë kaluar bashkëqytetarët tanë këtu, deri sa ndodhte lufta, askush nuk mund tua kompensojë. Por do të përsëris edhe njëherë, unë jam njeri krenar, qytetar krenar i këtij vendi, sepse e kemi popullin tonë unik dhe të bashkuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Ekipi i televizionit Alsat M, prezent që nga orët e mëngjesit në mesin e banorëve në nevojë, regjistroi të paktën 15 shtëpi të shkatërruara plotësisht dhe po aq të dëmtuara rëndë si nga plumbat ashtu edhe nga bastisjet e policisë. Dhjetëra shtëpi të tjera kanë pësuar dëmtime më të lehta. Qytetarët e tmerruar me lot në sy ndanin përshtypjet e dy ditëve të kaluara, por edhe dhimbjen për pronën e shkatërruar.

Këshilli Komunal i Komunës së Kumanovës paralajmëroi formimin e Komisioneve që do ta vlerësojnë dëmin në Lagjen e Trimave, pas çka do të tentohet tu ndihmohet familjeve të dëmtuara. “Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe kryetari i Komunës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, ne si këshill gjithashtu. Do të formohen komisioni nga ekspertë të cilët do të evidentojnë dëmet materiale në terren dhe gjithsesi Komuna e Kumanovës do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe nga gjithë qytetarët human për tu ndihmuar qytetarëve të cilët mbetën të dëmtuar në këto konfrontime”, tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i Këshillit Komunal të Kumanovës.

Ndihma për familjet e dëmtuara ka paralajmëruar edhe Kryqi i Kuq. Nga ky institucion thonë se ekipet janë në terren prej ku po marrin vlerësimet e para rreth dëmeve të shkaktuara.

“Prej sot ekipet tona janë në teren dhe pas vlerësimeve të para sigurisht që do tu dalim në ndihmë duke plotësuar nevojat për gjithë atë popullatë që ka pësuar dëme të mëdha gjatë vikendit. Dua ta përmend se Kryqi I Kuq I Maqedonisë fillimisht do ti mbulojë kategoritë më të rënda të popullatës dhe më pas do të vazhdojmë me familjet tjera. Prej të shtunës për ndihmë janë paraqitur katër familje, të shtunën tre dhe gjatë ditës së djeshme një”, u shpreh Suzana Tuneva Paunevska, përfaqësuese e Kryqit të Kuq.

Gjatë luftimeve, ishin vrarë dhe lënduar edhe bagëtitë që ruanin familjet e kësaj lagjeje. Për shkak të rrezikut të infektimeve si pasojë e ngordhjes së bagëtive, është kërkuar intervenim i institucioneve shëndetësore, por as ata deri tani nuk kanë vizituar lagjen. Qendra për shëndet publik thotë se ende nuk ka marrë urdhër për të dalë në terren për të kontrolluar infektimet eventuale. Kreu i sektorit për epidemiologji tha se në raste të tilla duhet të ketë plan operativ por deri më tani as repartit të higjienës e as tyre nuk i është kërkuar një inspektim i terrenit. Drejtoi i inspektoratit shtetëror sanitar thotë se për situatën në terren është e përgjegjshme qendra për shëndet publik në Kumanovë, e cila në fakt duhet të marrë leje nga ministria e shëndetësisë për veprim.

Përveç dëmeve materiale, deri tani nuk ka informata për viktima mes civilëve. Prej asaj që ka mësuar televizioni Alsat M deri më tani, gjatë luftimeve është lënduar lehtë edhe një civil. Bëhet fjalë për një djalosh 18 vjeçar, i cili është lënduar lehtë në krah dhe pas marrjes së ndihmës së domosdoshme mjekësore, është lëshuar në kurim shtëpiak. 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.