Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë
Detaje të reja janë zbardhur nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve, Spiropali ka kundërshtuar kritikat ndaj saj, duke deklaruar se veprimet e saj nuk e kanë turpëruar Partinë Socialiste, ndërsa ka drejtuar gishtin edhe ndaj personave që, sipas saj, kanë abuzuar me pushtetin.
“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.
Ndërkohë, referuar mocionit të paraqitur nga Spiropali, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama ka reaguar duke thënë: “Nuk i pranoj këto, parti e re, marrëveshje e re”.
Po ashtu, gjatë përplasjes në mbledhje, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë”.
Diskutimet janë zhvilluar në kuadër të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.